Kourtney Kardashian edhe pse në një moshë të vonë, është në pritje të një fëmije tjetër, i pari i saj me bashkëshortin Travis Barker. Ylli i “The Kardashians” bëri të ditur lajmin emocionues gjatë koncertit të Barker me Blink-182 në Los Angeles. Ndërsa bashkëshorti i saj performonte në skenë, Kourtney mbajti një tabelë ku shkruhej “Travis unë jam shtatzënë’. Dyshja u martuan në Itali vitin e shkuar në prani të miqve dhe familjes së tyre.