Korça ishte ndalesa e rradhës e kryeministrit Edi Rama për reformën administrative-territoriale, përmes së cilës socialistët synojnë të bashkojnë Maliqin me Korçën. Në Teatrin Andon Zako Çajupi, Rama shoqërohej nga kryebashkiakët Sotiraq Filo dhe Erjon Isai, deputeti Ilir Pendavinji si dhe ministri Ervin Demo.