Top News – Në makinë me mjeshtrin e arratisjeve/ Kapet shqiptari që kryente vrasje me pagesë
31/01/2021 12:23

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me shqiptarin që u arrestua të shtunën në Greqi, teksa u kap në prani të Alket Rizait, i cili kishte marrë leje nga burgu dhe po udhëtonte në Greqi me makinë luksoze. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ishte në kërkim për disa vepra penale. Ai njihet me pseudonimin “Taqi Shqiptari” dhe sipas mediave greke akuzohet për vrasjen e Roland Shëmbitrasit dhe plagosjen e Gjergji Kapajt, vepra penale për të cilat ishte edhe në kërkim. Shëmbitrasi, të cilit policia shqiptare i sekuestroi para pak kohesh rreth 1 milion euro pasuri, u ekzekutua në ambientet e “Joy Bar” në zonën luksoze të Glifadhas në Athinë. Bashke me të u plagos dhe Gjergji Kapaj dhe dy shtetas greke. Media greke i referohet shtetasit shqiptar të arrestuar me pseudonimin “Taqi shqiptari” i cili konsiderohet një vrasës shumë i rrezikshëm. Mësohet se për 45-vjeçarin kishte dalë një urdhër-arrest në 14 janar të këtij viti. Ndërkohë, policia greke ka zbuluar se bashkëpunëtor i tij në vrasjen e Shembitrasit ishte dhe shtetasi grek Kostas Asimakopoulos, 38-vjec i njohur me pseudonimin “I ziu”, i cili është vrarë jashtë banesës së tij në Iliupoli në 28 dhjetor të vitit që lamë pas. Si shkak të vrasjes policia ka zbuluar se ishin konfliktet në trafikun e drogës dhe çështje të tjera të paligjshme. Gjithashtu është zbuluar se 45-vjecari shqiptar është autor i gjobëvënës ndaj një tregtari makinash në shtator 2020 në Athinë. Ai ishte pjesëtar i një grupi prej 10 personash qe i kërkonte tregtarit të kthente një shume prej 10 mijë euro tek një pjesëtar i grupit të tyre pas një shit-blerje makine. Për këtë ata ushtruan dhune tek tregtari dhe dy shtetas të tjerë dhe dëmtuan tre mjete me dem total rreth 70 mijë euro. Për këtë kishte nisur çështje penale nga Prokuroria e Athinës me 11 janar të këtij viti.

Top News- Helikopteri ndërhyn nga ajri për të shuar flakët, shkrumbohen hektarë me shkurre e pemë
08/07 20:51
Top News- Thethi revoltohet kundër Ramës, banorët përplasen me IKMT…nuk lejojnë shembjet
08/07 20:50
Top Channel/ Vazhdon prej ditësh zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve
08/07 20:49
Top Channel/ IKMT nis shembjen e banesave në Theth, Banorët përplasen me policinë
08/07 19:56
Top Channel/ Kremtohet dita e ashures! Baba Mondi: Lutemi për paqe dhe ndaljen e konflikteve në botë
08/07 19:53
Top Channel/Vijon aksioni në Theth, lirohen hapësirat, banorët ankohen dhe pse kanë ndërtuar pa leje
08/07 19:35
Top News-Pas Vlorës, edhe në qytetet e tjera/Rama: Vetëpastrimi i bashkive nga drejtorët do vazhdojë
08/07 18:53
Top Channel/ Mjeti del nga rruga në Korçë dhe përplaset me pemën, lëndohet drejtuesi
08/07 18:49
Top News- “Dridhen” drejtorët në Durrës, Rama mbërrin në Bashki, pritet nga Sako
08/07 17:59
Top Channel/ Rama mbyll takimin në bashkinë Fier, pamje
08/07 16:55
Top Channel/ Rama mbërrin në Fier, mesazhi për energji të reja në administratë
08/07 16:18
Top News- Privatizuan pyje e kullota me letra të rreme/ Fier, sekuestrohen 276 ha
08/07 16:08
Top News – Momenti kur Salianji lë qelinë, pritet nga simpatizantë jashtë burgut
08/07 16:06
Top Channel/Salianji del nga burgu, Vrenozi e puth nga gëzimi, mbështetësit e përqafojnë: Doli tigri
08/07 16:02
Top News – Gjykata e Lartë rrëzon rekursin. Refuzohet rekursi i Veliajt për ‘arrestin me burg’
08/07 15:52
Top Channel/ Saliani pasi la qelinë: Burgu nuk i urohet as hasmit!
08/07 15:50
Top Channel/ Në pritje të lirimit të Salianjit, simpatizantët e PD mblidhen përpara burgut të Fierit
08/07 15:49
Top News – Eficenca energjitike. Raporti i OECD, Balluku: Njeh arritjet e Shqipërisë
08/07 15:40
Top News- Arrestohet 43-vjeçari në Milot-Morinë/ Po transportonte emigrantë egjiptianë të paligjshëm
08/07 15:30
Top Channel/ Zjarri, dy ministra në Elbasan! Vengu dhe Hoxha ishin në vatrën që është shuar
08/07 15:28