Një konflikt ka ndodhur pasditen e së shtunës në zonën e ish-bllokut në kryeqytet, ku policia raportoi se shkak ishin motive të dobëta. Pak orë pas ngjarjes është identifikuar personi që është qëlluar me qytën e pistoletës. Ai është 39 vjecari, Edison Xhediku, për të cilin mësohet se ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij, brenda të cilit kishte edhe gruan shtatzënë, në momentin që është sulmuar.