Hamasi i ka dorëzuar Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq eshtrat e një tjetër pengu izraelit, ka njoftuar ushtria e Izraelit, sipas raportimeve të BBC. Trupi është marrë nga përfaqësuesit izraelitë dhe do t’i nënshtrohet procesit të identifikimit. Sipas autoriteteve izraelite, grupi militant ka kërkuar më shumë kohë për nxjerrjen e trupave të tjerë nga rrënojat, në mënyrë që të përfundojë dorëzimi i plotë i trupave të pengjeve të vrarë. Nëse konfirmohet identiteti i trupit të fundit, në Rripin e Gazës do të mbeten ende gjashtë trupa pengjesh izraelitë dhe të huaj.