Autori i vrasjes së bujshme të kamarierit Gazment Kurmaku, më 2 tetor të vitit 2021, Erjon Llapushi, ka kundërshtuar akuzat e ngritura nga drejtësia ndaj tij. Përmes një deklarata të gjatë, ai thekson se veprat penale që rëndojnë mbi të nuk janë proporcionale në raport me krimin e kryer. Llapushi thekson se rasti duhet të rivlerësohet mbi bazën e provave dhe standardeve ligjore.