Tashmë gjithçka është zyrtare. Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari kanë bashkuar forcat për projektin e ri filmik. Dhe protagonistë do të jenë pikërisht ata të dy. Deri më tani, ende asgjë nuk ishte konfirmuar nga dyshja. Filmi me titull “Në kuadër të dashurisë”, do të jetë një komedi romantike, ku premtohen shumë të qeshura dhe sarkzëm. “Në kuadër të dashurisë” shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre.