Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ngriti edhe një herë shqetësimin se në Kosovë mund të ketë prapë luftë sepse Serbia po e armatos ushtrinë e saj me pajisje nga Rusia dhe Kina. Në një intervistë për gazetën kroate “Vecernji list”, Kurti ka thënë se do të ishte e papërgjegjshme të thuhej se në vendin e tij nuk do të ketë kurrë më konflikt dhe luftë.