Qindra emigrantë mbajnë fort në krahë fëmijët dhe sendet e tyre duke kaluar në këmbë ujin e Rio Grandes, për të hyrë në SHBA. Uashingtoni tha të shtunën se do të shtonte fluturimet e deportimit për mijëra emigrantë që janë vërsulur drejt kufirit në Teksas, shumica e të cilëve Haitianë, ndërsa autoritetet përpiqen të zbusin krizën për administratën e presidentit Joe Biden.