Një 30-vjeçar I shpallur në kërkim për drogë në Shqipëri ka rënë në prangat e karabinierëve italianë. Pas një aksioni të zhvilluar në Firence është bërë lokalizimi e më pas kapja e tij. Mediat vendase atje shkruajnë se ai ishte dënuar në Shqipëri, nga Gjykata e Shkodrës me 10 vite burg për kultivim dhe shitje droge.