Gjykata e Apelit Tiranë ka kërkuar rikthimin në burg të Genci Tafilit. Ky vendim është marrë nga Gjykata e Apelit, katër vite pasi Tafili fitoi lirinë me kusht nga Gjykata e Krujës. Vulën e lirimit të tij e vendosi gjyqtarja Enkelejda Hoxha, e cila ndodhet edhe vetë pas hekurave. Lirimi me kusht i Genci Tafilit është dhënë pasi kreu 17 vite burg. Ai është vëllai i Admir Tafilit, i njohur në botën kriminale për shumë ngjarje të rënda. Genc Tafili me vëllanë, Admir Tafilin, u dënuan për vrasjen e komisarit të Policisë, Arben Zylyftari.