Policia e Kosovës, në bashkëpunim me institucionet e drejtësisë ka ekstraduar dy shtetas nga Shqipëria. Dy personat ishin arrestuar nga autoritetet shqiptare pasi ishin shpallur në kërkim nga INTERPOL-i me fletë arresti ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, të përfshirë në raste të ndara, njëri për veprën penale ‘kultivim i lëndëve narkotike’, ndërsa tjetri për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’.