Xhuljano Hajrulla i shpallur në kërkim si pjesëtar i një grup kriminal është arrestuar nga policia e Vlorës me qëllim ekstradimin e tij drejt Spanjës. 30 vjecari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madrid, pasi Gjykata Qendrore e Instruksionit në Spanjë, me vendimin e datës 01 shkurt të këtij viti, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafik narkotikësh”, “Grup kriminal” dhe “Mashtrim në fushën e energjitikës”, parashikuar nga legjislacioni penal spanjoll.