Një 30-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Dubai drejt Shqipërisë, në kuadër të operacionit të koduar ‘The Ëanted’. Interpol Tirana bën me dije se, pas bashkëpunimit dhe koordinimit të vazhdueshëm me homologët e Interpol Abu Dhabit, është finalizuar procedura për ekstradimin e shtetasit me iniciale B. H. A., lindur në Kukës. 30-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2024, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ai akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Dhuna në familje” Sipas Interpol Tiranës, ekstradimi është realizuar si rezultat i koordinimit informativ dhe operacional ndërmjet specialistëve shqiptarë dhe homologëve në Emiratet e Bashkuara Arabe. I ekstraduari tashmë është dorëzuar tek autoritetet shqiptare për vijimin e procedurave ligjore.