Mijëra njerëz kanë mbetur të pastrehë pasi një ciklon u përplas mbi indinë e rrënuar nga pandemia dhe bangladeshin fqinj, duke i marrë jetën nëntë personave, mes tyre katër fëmijë. Ciklonët janë një kërcënim i përhershëm në pjesën veriore të oqeanit indian por shumë shkencëtarë thonë se besojnë se ata po bëhen më të shpeshtë dhe më të fortë ndërsa ndryshimet e klimës po rrisin temperaturat e detit.