Gjuha shqipe është futur si lëndë zgjedhore për herë të parë në Universitetin e Harvardit, për të gjithë studentët e të gjitha niveleve. Lajmin e ka bërë të ditur Faton Limani, i cili është administrator departamenti në këtë universitet. Sipas tij, lënda e gjuhës shqipe do të ofrohet gjatë tërë vitit në tre nivele – njohuri fillestare, njohuri bazike dhe niveli i avancuar në Departamentin e Letërsisë Krahasuese.