Top News – Në gjueti për nëndetëset ruse / Anijet luftarake britanike dhe norvegjeze bëhen bashkë
04/12/2025 14:08

Marinat britanike dhe norvegjeze do të gjurmojnë së bashku nëndetëset ruse, ndërsa kërcënimi i luftës vazhdon të përshkallëzohet në të gjithë Evropën. Pakti i parë i mbrojtjes i këtij lloji do të nënshkruhet në Doëning Street, si pjesë e një marrëveshjeje prej 10 miliardë Paundësh për anije luftarake mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Norvegjisë. Marrëveshja synon mbrojtjen e kabllove kritike nënujore në Atlantikun e Veriut, të cilat janë nën kërcënim në rritje nga Moska. Ministria e Mbrojtjes zbuloi se ka pasur një rritje prej 30 përqind të anijeve ruse të vërejtura në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar në dy vitet e fundit. Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët e saj të NATO-s janë bërë gjithnjë e më të shqetësuar për rrezikun që Moska paraqet për kabllot dhe tubacionet nënujore, mes tensioneve të rritura pas pushtimit të Ukrainës. Sulmet ndaj infrastrukturës nënujore mund të shkaktojnë "probleme katastrofike" në sistemet financiare dhe të komunikimit në të cilat mbështeten britanikët, paralajmëroi Komiteti i Strategjisë së Sigurisë Kombëtare në një raport të shtatorit. Njoftimi vjen ndërsa Kryeministri Sir Keir Starmer pret homologun e tij norvegjez Jonas Støre në bazën e RAF Lossiemouth në Skocinë veriore. Të dy udhëheqësit do të bisedojnë me ekipet e patrullave detare P-8 që kanë ndjekur anijet ruse, përfshirë anijen spiune Yantar, e cila kohët e fundit drejtoi lazerët drejt njërit prej avionëve. Kjo është marrëveshja më e madhe e mbrojtjes që Norvegjia ka nënshkruar ndonjëherë dhe hera e parë që Britania shet anije të reja luftarake për më shumë se gjysmë shekulli.

Top News – Londra, atentat gjeneralit rus / FSB gjen ‘gjurmë britanike’ në përpjekjen për vrasje
24/02 10:04
Top News- Arrestohet ish-ambasadori, doli në skandalet e dosjes Epstein
23/02 23:00
Top Channel/ Dështojnë sanksionet ndaj Rusisë, BE del huq në 4-vjetorin e luftës
23/02 22:57
Top Channel/ Bora “paralizon” SHBA, anulohen 5.600 fluturime
23/02 22:50
Top Channel/ Nga polic në ‘kokën’ e një prej karteleve më famëkeqe të drogës, kush ishte ‘El Mencho’
23/02 22:46
Top Channel/ Arrestohet ish-ministri britanik Mandelson prej dosjes “Epstein”
23/02 22:37
Top News- Dhunë e kaos në Meksikë, vdekja e bosit të drogës sjell kaos e vrasje masive
23/02 22:14
Top Channel/ Vdekja e bosit të drogës ‘El Mencho’, vriten 25 anëtarë të Gardës Kombëtare
23/02 21:42
Top Channel/ Kaos në Meksikë, eliminohen 25 ushtarë, rrezikohet Botërori
23/02 20:01
Top Channel/ Princi Andrew, akuza të reja: Udhëtime e masazhe me paratë e taksapaguesve!
23/02 16:25
Top Channel/ Konjufca, në krye të dialogut me Serbinë: Procesi i kalon MPJ-së!
23/02 15:23
Top News – Rusia ‘shpall’ fitoren në Ukrainë / Banderolë në ambasadën ruse, proteston Koreja e Jugut
23/02 15:01
Top News – Të fortët shkelin ligjin ndërkombëtar / OKB dënon rritjen globale të ‘sundimit të forcës’
23/02 14:54
Top News – Hungaria bllokon sanksionet për Rusinë / BE e zemëruar, Macron kërkon të rritet presioni
23/02 14:46
Top News – SHBA tërheq trupat nga Siria / Autokolona me kamionë dhe mjete të blinduara
23/02 14:43
Top News – Në shkollë me makinat e xhandarmërisë / Uji i përmbytjeve s’është tërhequr ende në Francë
23/02 14:37
Top News – Të hiqet nga linja e trashëgimisë së fronit / Australia kundër vëllait të mbretit Charles
23/02 14:32
Top News- Grenlanda i thotë Trumpit: ‘Jo faleminderit’/ Refuzon ofertën për dërgimin e anijes spital
23/02 12:40
Top News – ‘Putin ka nisur Luftën e III Botërore’/ Zelenski flet për BBC: Duhet ndaluar me çdo kusht
23/02 12:40
Top News – Armada e Trumpit rrethon Iranin / Eskorta e USS Gerald Ford në Mesdhe, ‘do mbrohemi’
23/02 12:30
DIGITALB DIGITALB