Top News-Në gjendje të jashtëzakonshme për Ukrainën. Hungaria harron covidin, e zëvendëson me luftën
25/05/2022 15:33

Hungaria ka shpallur ligjërisht gjendjen e emergjencës pas luftës së rusisë në ukrainën fqinje. Lajmi është konfirmuar nga kryeministri i vendit. Gjendja e emergjencës e lejon tani qeverinë djathtiste të marrë masa të posacme pa qenë e detyruar të kërkojë miratimin e parlamentit. Në një video në mediat sociale, kryeministri Viktor Orban tha se lufta në ukrainë përbën një kërcënim të përhershëm për Hungarinë që po vendos sigurinë fizike të vendit në rrezik dhe po kërcënon sigurinë energjetike dhe financiare të ekonomisë dhe familjeve tona. Ai tha se masa do të hyjë në fuqi duke filluar nga kjo e mërkurë dhe e lejon qeverinë të përgjigjet menjëherë dhe të mbrojë hungarinë dhe familjet hungareze me cdo mjet të mundshëm. Lëvizja vjen pasi partia e presidentit Viktor Orban, miratoi një amendim të kushtetuës që lejon shpalljen e gjendjes ligjore të rrezikut kur konflikte të armatosura, luftra apo katastrofa humanitare ndodhin në vendet fqinje. Kjo lejon qeverinë të lëshojë ligje me dekret, pa mbikqyrte parlamentare dhe të lejojë pezullimin e përkohshëm të një numri ligjesh ekzistues. Qeveria hungareze mori masa të ngjashme në përgjigje të pandemisë së koronavirusit duke u kritikuar nga shumëkush që argumentonte se i kishin dhënë qeverisë autoritetin për të qeverisur me dekrete. Ky ligj i posacëm do të skadonte më 1 qershor.

Top News – Nafta fluturon sërish. Pas planit të trump për të pushtuar Kharg
30/03 09:55
Top Channel/ SHBA, gati për ndërhyrje tokësore! Nisin sulmet masive në Teheran
29/03 23:03
Top News – Khamenei i ri flet sërish…me mesazhe! Teherani: Nuk del publikisht për sigurinë
29/03 23:00
Top Channel/ Trondit Netanyahu: Do zgjerojmë hartën e sulmeve në Liban
29/03 22:05
Top Channel/ Papa Leoni kundër Trump: Zoti s’do luftë, ndalni bombardimet!
29/03 22:04
Top News – ‘Po i presim t’u vëmë flakën’. Irani: Jemi gati për t’u përballur me trupat amerikane
29/03 22:00
Top News – Bisedime për Iranin në Pakistan / Teherani gati për luftë: Nuk dorëzohemi
29/03 19:15
Top News – Banka e Amerikës në Paris, në shënjestër / Parandalohet sulmi, arrestohen dy të dyshuar
29/03 18:30
Top News – Trump po mendohet-JD Vance apo Rubio…Lufta në Iran dhe presidencialet 2028 në SHBA
29/03 17:44
Top News – ‘Çahet’ bllokada ndaj Kubës / Dy anije me ndihma humanitare arrijnë në Havana
29/03 14:54
Top Channel/ Irani: Presim sulm tokësor nga SHBA/ Zbarkojnë 3500 trupa amerikane në Lindjen e Mesme
29/03 14:20
Top News – Zoti kundër liderëve që bëjnë luftëra / Papa: I kanë duart me gjak, nuk ua dëgjon lutjet
29/03 13:42
Top News – Irani sfidon Trumpin: Po ju presim! 3500 marinsa amerikanë mbërrijnë në rajon
29/03 13:41
Top News – Raketë që arrin deri në SHBA / Kim Jong un teston motorin, gati për luftë
29/03 12:29
Top News- Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak, rekord aplikimesh për kundërshtim të ndërgjegjshëm
29/03 12:22
Top News – Amerikanët kundër Trumpit / Protesta masive në gjithë SHBA-në në ‘No Kings day’
29/03 12:19
Top News – Huthit hyjnë në luftën kundër Iranit / Sulme mbi Izrael, mbërrijnë marinsat amerikanë
29/03 12:10
Top News – Njohja e sovranitetit të Iranit në Hormuz / Kërkesa e re që i sjell miliarda
29/03 12:06
Top News – Ukraina ‘djeg’ naftën e Rusisë / Shënjestron industrinë kritike, shton sulmet
29/03 11:53
Top News- Pentagoni përgatitet për javë luftë / Mijëra trupa të Trumpit vërshojnë në Lindjen e Mesme
29/03 11:52