Politikani opozitar rus, Alexei Navalny, ka publikuar një fotografi duke zbritur shkallët, pesë ditë pasi një spital në Berlin e largoi atë nga ventilatori. Navalny u sëmur papritur gjatë një fluturimi brenda Rusisë, më 20 gusht. Disa ditë më vonë u dërgua për mjekim në Gjermani, me kërkesë të gruas së tij. Ekspertët gjermanë thanë se kritiku i Kremlinit është helmuar me agjentin nervor Noviçok. “Më lejoni t’ju tregoj se si po shkon rehabilitimi im. Është një rrugë e qartë, por e gjatë”, shkroi Navalny në Instagram.