Top News – Ne dolëm nga një vrimë e zezë…Teoria e Big Bang-ut është e gabuar, ja si nisi universi
11/06/2025 11:35

Për dekada të tëra, pothuajse çdo shkencëtar ka pranuar se universi u krijua në një shpërthim gjigant të njohur si Big Bengu. Por një grup studiuesish tani pohon në mënyrë kontroverse se gjithçka që mendojmë për lindjen e kozmosit mund të jetë e gabuar. Në një punim të ri kërkimor radikal, Profesor Enrique Gaztanaga, i Universitetit të Portsmouthit dhe bashkautorët e tij kanë propozuar një teori të re që e quajnë 'Universi i Vrimës së Zezë'. Ata pretendojnë se universi u formua nga një përplasje gravitacionale, që formoi një vrimë të zezë masive e cila më pas 'kërceu' jashtë ose volli gjithcka mbante brenda. Profesor Gaztanaga pretendon se kjo teori mund të shpjegojë gjithçka që dimë për strukturën e universit pa pasur nevojë për ndonjë element ekzotik siç është energjia e errët. Është e rëndësishme të theksohet se teoria parashikon gjithashtu se hapësira duhet të jetë pak e lakuar dhe jo plotësisht e sheshtë siç sugjeron modeli i Big Bengut. Kjo është diçka që misionet aktuale të NASA-s, si ai i Euklidit, mund të jenë në gjendje ta konfirmojnë së shpejti, ndoshta duke ofruar një aluzion të fortë se teoria e Universit të Vrimës së Zezë është e saktë. Megjithatë, teoria e Universit të Vrimës së Zezë mund të ketë edhe disa pasoja të çuditshme për vendin e njerëzimit në univers. Sipas teorisë së Big Bengut, përpara se të krijohej universi siç e njohim ne, e gjithë materia që ekziston aktualisht ishte e paketuar në një pikë pafundësisht të dendur të quajtur 'singularitet'. Nga kjo pikë, rreth 13.8 miliardë vjet më parë, universi shpërtheu jashtë në një fazë zgjerimi jashtëzakonisht të shpejtë të njohur si inflacion kozmik.

Top News- “A është ‘Amerika e Para’ prioritet i Trump?”/ Presidenti iranian letër amerikanëve
01/04 23:14
Top News- Marinsat amerikanë sulme në Irak, pse po sulmohen milicitë?
01/04 23:12
Top News- Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut, Izraeli nuk fal, ekzekuton objektivin e radhës
01/04 23:11
Top Channel/ Gati udhëtimi drejt hënës, nis numërimi mbrapsht pas 54 vitesh
01/04 22:58
Top Channel/ Vance zbulon kushtin e Trump: Hapja e Hormuzit vendos paqen
01/04 22:57
Top News- SHBA sulme ajrore mbi Teheran, Trump: Duan armëpushim! Përgjigjet Irani: Vijojmë luftën
01/04 22:56
Top News- Çfarë po ndodh? Qielli merr ngjyrë portokalli, “zhduken” qytetet në Kretë
01/04 22:54
Top Neës- Koreja e Veriut ‘nis luftë’ me SHBA, sulm kibernetik për të vjedhur kriptomonedhat
01/04 22:53
Top News- ‘Të ndalet lufta në Liban”/ Italia dhe 14 vende europiane thirrje Izraelit e Hezbollah
01/04 22:10
Top News-Erdogan fajëson Izraelin për luftën: Çdo pikë gjaku e derdhur zgjat mbijetesën e Netanyahut
01/04 21:39
Top Channel/ “Lufta me Iranin vazhdon”, Netanyahu sfidon Iranin: Do vazhdojmë ta shtypim regjimin
01/04 21:15
Top Channel/ Izraeli konfirmon eliminimin e një tjetër komandanti të lartë të Hezbollahut
01/04 21:14
Top Channel/ SHBA dhe Izraeli sulmojnë industrinë e çelikut në Iran, raportohen dëme të mëdha
01/04 21:13
Top Channel/ Kina negocion për paqe? Analiza e BBC: Ka hallin e vet ekonomik
01/04 19:57
Top Channel/ Kërcënon Trump: Largohemi nga NATO! Starmer bën lëvizjen urgjente
01/04 19:47
Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58