Studentë dhe nxënës shkollash në qytete të ndryshme të Greqisë, kanë dalë në rrugë për të shprehur zemërimin dhe pikëllimin e tyre për fatkeqësinë hekurudhore të së martës në Tempi, ku humbën jetën të paktën 57 persona, shumica studentë. Jo shumë larg spitalit të Larisës, ku u dërguan të vdekurit dhe të plagosurit nga aksidenti, disa mijëra nxënës shkolle u mblodhën në protestë në një shesh qendror, duke brohoritur "Ju nuk mbërritët kurrë, ne do të hakmerremi për ju!"