Gjykata e Elbasanit ka pranuar kërkesën e Klement Balilit të njohur ndryshe si eskobari i Ballkanit për ndryshim të masës së sigurisë së burgut, ku po vuan dënimin. Prokuroria e Elbasanit palë në këtë proces ka shprehur qëndrimin kundër, duke e lënë vlerësimin e kërkesës në çmim të gjykatës. Gjykata ka vendosur që të ngrejë një grup ekspertësh me mjekë, të cilët duhet të përpilojnë raportin nëse Balili është apo jo me probleme shëndetësore ashtu sikurse ai pretendon.