Gjykata e Posçme e Apelit ka regjistruar rekursin e depozituar nga ish-ministri Saimir Tahiri kundër vendimit që e dënon atë me 3 vite e 4 muaj burg. Ish-ministri Tahiri kërkon pezullimin e dënimit me burg dhe në rekurs thotë se vendimi i ka cënuar interesat. Në kërkesën e bërë nga Tahiri, mes të tjerash argumenton në rekurs se vuajtja e menjëhershme e dënimit me burgim mund të sjellë pasoja të rënda për të si dhe për familjen e tij. Kjo për shkak të detyrës që ka mbajtur dhe se rrezikon se mund të bëhet objekt i personazheve të krimit që ndodhen në burgun e Fierit.