Policia e Tiranës ka proceduar penalisht në gjendje të lirë 9 persona të cilët pas përfundimit të protestës së një dite më parë, kanë vijuar qëndrimin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Sipas autoriteteve, këta shtetas kanë qëndruar në tejkalim të orarit të njoftuar për zhvillimin e tubimit, si dhe kanë zaptuar hapësirën publike, duke vendosur karrige metalike dhe sende të tjera në bulevard. ‘Shtetasit nën hetim penguan qarkullimin e automjeteve dhe prishën qetësinë publike. Pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë për lirimin e hapësirës së zënë dhe respektimin e dispozitave ligjore, ata kanë refuzuar të largohen dhe kanë vijuar qëndrimin në këtë zonë.’ – thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Tiranës.