Rritja e cmimeve në vendin tonë, nk ka ndaluar as turistët nga vendet e huaja po as qytetarët e Kosovës që ashtu si cdo vit, ti kalojnë pushimet në Shqipëri. Cdo fundjavë, në pikën kufitare të Morinës krijohet fluks automjetesh për shkak të pushuesve nga Kosova, të cilët I drejtohen vendit tonë për të pushuar, qoftë me familjarë apo me miqtë e tyre. Rreth 20 mijë qytetarë nga Kosova kanë hyrë në territorin shqiptar në dy javët e fundit, përmes pikës kufitare, përkatësisht nga data 1 korrik deri më datë 15.