21 janari për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha është si çdo ditë tjetër. Dita e 10-vjetorit të vrasjes së 4 qytetarëve para Kryeministrisë, për ish-ministrin e Brendshëm e asaj kohe, Lulzim Basha, ka qenë e programuar si zakonisht. Dalje publike për akuza politike ndaj qeverisë socialiste dhe heshtje totale për këtë përvjetor të një prej ngjarjeve më të rënda të epokës së demokracisë.