Top News- Ndryshon strategjia e Zhvillimit Rajonal, rregulla për hartimin e dokumenteve strategjie
20/05/2026 22:26

Këshilli i Ministrave ka miratuar dy vendime të rëndësishme që reformojnë rrënjësisht mënyrën se si do të hartohen, koordinohen dhe monitorohen projektet e zhvillimit në të gjithë territorin e vendit. Në mbledhjen e qeverisë të kësaj të mërkure, ekzekutivi ka përcaktuar rregullat e reja për hartimin e dokumenteve strategjike të kohezionit, duke bërë njëkohësisht një shkrirje të strukturave drejtuese për të shmangur burokracitë. Planet e reja të zhvillimit do të ndahen në nivel Kombëtar, Rajonal dhe në atë të mbështetjes teknike. Sa I takon nivelit kombëtar Plani Kombëtar (PKZHRK) dhe Programi Operacional (POZHRK) do të hartohen nga Komiteti Kombëtar për Zhvillimin Rajonal dhe Kohezionin, si organ përgjegjës për të gjithë territorin. Ndërsa në atë rajonal planet do të hartohen nga bordet përkatëse të monitorimit, brenda kufijve territorialë të çdo rajoni zhvillimor. Ndërkohë Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) do të luajë rolin e sekretariatit teknik, duke ofruar gjithë mbështetjen administrative për përgatitjen e këtyre dokumenteve. “KKZHRK-ja drejtohet nga Zëvendëskryeministri, në cilësinë e kryetarit. Përbërja e KKZHRK-së do të jetë e njëjtë me përbërjen e këshillit drejtues të Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH). Anëtarë të KKZHRK-së janë anëtarët e këshillit drejtues të FSHZH-së.”, thuhet në vendimin e qeverisë. Ndryshimet e reja synojnë të harmonizojnë politikat e zhvillimit rajonal me kërkesat që burojnë nga procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe politikat e saj të kohezionit.

Top News – Arrestohet edukatorja në Korçë. Dyshohet se dhunoi 4 vjeçarin, u kap nga kamerat
24/10 11:11
Top News – Mbyti babanë me tel. Vajza akuzohet për vrasje, nëna e saj për fshehje krimi
24/10 11:10
Top Channel/ Protesta, demokratët e Shkodrës dhe 4 bashkive të tjera të veriut nisen drejt Tiranës
24/10 11:08
Makinat e vjetra do dorëzohen falas, zbardhen kushtet e qeverisë
23/10 23:17
Top Channel/ Protesta e 11 mbyllet në paqe, studentët apel për të shtunë
23/10 23:00
Top Channel/ Serbia “ndizet” nga protestat 48 orë para zgjedhjeve
23/10 22:58
Top Channel/ Kosova do shpenzojë 1 miliardë euro për mbrojtjen
23/10 22:56
Top News – Furtunë dorëheqjesh në institucione. Nga hekurudha tek doganat, drejtuesit lënë detyrën
23/10 21:10
Top News – Protestat e gjeneratës Z. Demo në Itali: Të forcojmë sigurinë publike
23/10 20:26
Top Channel/ Protestat pezullojnë shfaqjet, pezullime nga Teatri i Kukullave te Opera
23/10 20:00
Top Channel/ Turizmi ngadalëson ritmin, në shtator hynë 1.28 milionë të huaj
23/10 19:51
Top Channel/ Tre adoleshentë plagosen me thika, ngjarja pranë gjimnazit të Krumës
23/10 19:37
Top Channel/ Dorëheqjet në “kasafortë”! Ikin mbi 130 drejtorë pas kërkesës së Ramës
23/10 19:34
Top Channel/ Melania vendos paqen Rusi-Ukrainë! Bashkëshortja e Trump, armëpushim në Olesky
23/10 19:25
Top News – Huaja ushtarake nga SHBA në GJK. Kalon në seancë dhe çështja e pagave të magjistratëve
23/10 19:13
Top News- 16 vjeçari plagos tre shokët në Has/ Sherri nisi jashtë bilardos, ndalohen dy adoleshentë
23/10 18:38
Top News – ‘Fshesa’ ndaj drejtorëve në administratë. Jo të gjithë mund të ikin, garë për postet
23/10 17:05
Top Channel/ Protestë paqësore. Sot nuk ka patur incidente në tubimin përpara kryeministrisë
23/10 15:56
Top Channel/ PDK përçahet për Specialen. Kthimi i ligjit ndez debatet, kërkohet dorëheqja e kryesisë
23/10 15:53
Top Channel/ Korçë, priten pishat për ndërtimin e liceut Francez, ngrihen shqetësime mjedisore
23/10 15:52