Raportimi i institucione të pavarura në Kuvend ka hyrë në një anomali. Në mungesë të raportimeve në muajt mars-prill, pritet që në tetor institucionet të flasin për punën e kryer në vitin 2024 dhe ligjvënësit t’i japin rekomandime për mënyrën se si duhet përmirësuar puna në vitin 2025, vit i cili tashmë po shkon drejt fundit. Debate mes demokratëve dhe socialistëve në Konferencën e Kryetarëve pati edhe për komisionin ku do të raportojnë. Pas ndryshimeve të rregullores dhe krijimit të komisionit të drejtuar nga Fatmir Xhafaj për nismat qytetare dhe mbikëqyrjen institucionale; tashmë institucionet duhet të raportojnë dhe në komisionin e tij edhe në komisionin përgjegjës para se të flasin në seancë plenare.