Top News – Ndryshimi i Kushtetutës/ PS-PD, replika në distancë
26/07/2020 15:59

Çështja e listave te hapura te kandidateve permes ndryshimit te Kushtetutes, është bërë shkak për shkëmbimin e relikave mes palëve duke reflektuar edhe qëndrimet përkatëse. I pari ka reaguar përfaqësuesi i PS në Këshillin politik përmës Damian Gjiknuri përmes një statusi në facebook ku ka folur për sfidat që vijnë pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese .Gjiknuri nuk ka përjashtuar as hapjen 100% të listave të kandidatëve, kërkesë kjo e opozitës së bashkuar. “Mazhoranca, opozita parlamentare dhe ajo jashtëparlamentare, pas miratimit të amendimit kushtetues për hapjen e listave do duhet të ulen bashkarisht për të analizuar efektet anësore që krijohen. Do duhet të vendosim parashikimet e nevojshme në Kodin Zgjedhor të cilat mundësojnë mbarëvajtjen e procesit”, thuhet ne postimin e gjiknurit. Por ai është ndalur edhe tek çështja e koalicioneve parazgjedhore që më ligjin aktual, ka rezultuar se shumë parti që përfshihen në këto grupime nuk arijnë të marrin votat minimale. “Hapja e listave të kandidatëve dhe grupimi në koalicione parazgjedhore me lista unike siç e praktikojnë të gjitha vendet kryesore evropiane, inkurajon reduktimin e numrit të partive “fantazma” në fletën e votimit. Qytetarët do të kishin të drejtën të zgjidhnin përveç partisë edhe për kandidatin e tyre të preferuar, por pa cënuar administrimin e procesit, votimin, numërimin në kohë dhe nxjerrjen e rezultatit”, thuhet ne postimin e Gjiknurit. Nderkaq Sekretari i Pergjithshem i PD, Gazment Bardhi permes nje statusi në facebook i është përgjigjur Gjiknurit, duke i kujtuar se ai është pjesë e një çeshtjeje hetimore që lidhet me blerjen e votave. Sipas Bardhit opozita politike e vendit nuk do të pranojë asnjë ndryshim të njëanshëm të Kushtetutës. “zgjedhjet i ka dëmtuar koalicioni i Edi Ramës me krimin e organizuar dhe jo koalicioni parazgjedhor i partive politike. I braktisur nga qytetarët, Edi Rama po tenton të prish rregullat e garës në mënyrë të njëanshme, i friksuar nga humbja e zgjedhjeve dhe pushtetit të tij personal, që në 7 vjet e përdori vetëm për të mbështetur veten, oligarkët dhe krimin e organizuar! Asnjë ndryshim i njëanshëm nuk mund të jetë i detyrueshëm për opozitën politike të vendit. Nëse Edi Rama ka vendosur të hedhë në erë zgjedhjet e ardhshme, ne do të bëjmë gjithçka që koston ta mbajë ai, personalisht, jo Shqipëria e shqiptarët”, thuhet ne postimin e Bardhit.

Top News – ‘Kryetarët’ nuk bien dakord. Përplasja te Kryesia për rendin e punimeve në Kuvend
11/11 16:29
Top Channel/ “E kam mik…”, Balla: Veliaj të mos fshihet pas grushtit dhe trëndafilit të PS
11/11 14:29
Top Channel/ “30 nëntori afati i fundit” Taulant Balla: Opozita të ndalojë bojkotin
11/11 14:27
Top Channel/ Kreu i KLGJ kërkon troje dhe punonjës/ Xhafaj kritika për Illyrian Guard: Shtet brenda…
10/11 17:22
Top News – Veliaj kërkon pjesëmarrjen në Asamble. Letër SPAK dhe Sekretarit të PS, Blendi Klosi
10/11 16:45
Top News – PS e vendosur për ‘Zgjedhoren’/ Bojkoti i opozitës, Balla: Keni afat deri në 30 nëntor
09/11 18:42
Top News- 4 dëshmi të tjera në gjyqin e Berishës “Partizani”, Mediu: Nuk shpenzuam asnjë qindarkë
09/11 17:00
Top News – ‘Listat e hapura’ përplasin PD-PS/ Dështon konsensusi, opozita largohet nga mbledhja
09/11 16:28
Top Channel/ “Hej hej, zonja ministre” Spahia te “Shëndetësia”, mësoni të kontrolloni emocionet”
09/11 15:11
Top Channel/ “Duhet të jepni dorëheqjen” Kapri në Komision përball Drejtorit te Policisë, Hitaj
09/11 14:31
Top channel/ Bozdo te “Ekonomia”: Ne e dim ça është emigracioni… lekët do i bëjnë tulla llaç?!”
09/11 14:24
Top Channel/ Cara te “Ekonomia” ngre shqetësim për mbylljen e disa fasonerive dhe tarifave doganore
09/11 13:28
Top Channel/ PS dhe PD përballë për Reformën Zgjedhore, palët pa dakordësi për rendin e ditës
09/11 12:42
Top News- PD refuzohet sërish nga studentët. Protesta kombëtare e opozitës ‘zbehet’ te Kryeministria
07/11 18:28
Top News – Heptagoni i dialogut te Kryeministria. Rama-Destinacioni më i ri turistik në kryeqytet
07/11 14:08
Top News – Protestuesit e PD pushojnë mbi tryezën e dialogut
07/11 14:07
Top News-Gjobë për ata që shajnë Ramën, PD kërkon raportim nga AMA: Kush iu jep urdhra?
05/11 18:59
Top News – ‘Antidoti është largimi i menjëhershëm i Ramës’, Berisha: Të krijohet një qeveri teknike
05/11 16:42
Top News – ‘KE kërkon reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse’, Berisha: Rama, mburojë për korrupsionin
05/11 16:42
Top News–‘Me Ramën s’ka të ardhme evropiane’,Berisha: Raporti i BE rrëzon dhe reformën territoriale
05/11 16:41