Inflacioni sipas metodikës matëse të INSTAT u rrit me 2.4 për qind, krahasuar me shtatorin e kaluar, nxitur kryesisht nga energjia, qiratë dhe ushqimet. Grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kontribuoi me +0,83 pikë përqindje në totalin e inflacionit, pasuar nga “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,63 pikë përqindje.