Në mbledhjen e grupit parlamentar këtë të mërkurë, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se PD do të paraqesë hartën territoriale më të mirë në interes të qytetarëve. Sipas tij, kryeministri Rama zhduku çdo komunë malore. ‘Jemi të vendosur të paraqesim, në përputhje me interesat e tyre, hartën më të mirë, ndarjen territoriale më në interes të qytetarëve. Në vendin me infrastrukturën me të prapambetur në Evropë, shuajti të gjitha komunat malore. I ra vizë 80 përqind të territorit të Shqipërisë.