Socialistët kanë propozuar ndryshime në ligjin për Akademinë e Shkencave. Projektligji që mban firmën e Petro Koçit dhe Ismet Beqirajt, parashikon ndryshime në nenin 11 të ligjit për akademinë e shkencave. Socialistët propozojnë që ndryshimi i këtij neni të sigurojë që kryetari, zëvendëskryetari, sekretari shkencor dhe drejtuesit e seksioneve mund të rizgjidhen në të njëjtin funksion për dy mandate radhazi.