Në muajin shkurt, me firmën e kryeministrit Edi Rama, Ulsi Manjës dhe Taulant Ballës u dorëzua në Kuvend drafti që parashikonte ndërhyrje në nenin 242 të kodit të procedurës penale për të mos lejuar caktimin e masës së sigurisë të pezullimit nga detyra për presidentin, avokatin e popullit, kryeministrin, zv/kryeministrin, ministrat, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Vetë Rama argumentoi asokohe se përmes këtij ndryshimi ligjor nuk cënohej pavarësia e gjyqësorit, por përcaktohej vija që gjyqësori nuk duhet të kalojë, për të mos ndërhyrë në kompetencat e ekzekutivit.