Bizneset do e fillojnë vitin 2023 me disa ndryshime në tatime, penalitete dhe kufizime fiskale. Ministria e Financave ka përpiluar një projektpaketë fiskale për vitin e ardhshëm, e cila ndodhet për konsultim. Për të frenuar punësimin në të zezë, pritet që qeveria të dyfishojë gjobat për bizneset që nuk deklarojnë punonjësit. Ndërkohë parashikohet të ulen penalitetet për deklaratët individuale të të ardhurave vjetore. Për qytetarët të cilët nuk e dorëzojnë në afat këtë deklaratë gjoba do të reduktohet në 3 mijë lekë nga 5 mijë që është aktualisht.