Top Channel/ Plagosje me armë në Shkodër, sherri nisi në servis, plagoset një 45-vjeçar
06/03/2026 12:17

Janë zbardhur dëshmitë e dy personave të përfshirë në plagosjen me armë zjarri që ndodhi në Shkodër. Shtetasi Genc Hoxha, që mbeti i plagosur lehtë në këmbë, dhe personi tjetër Izvin Gucija, i cili dyshohet si autori i plagosjes, kanë dhënë versionet e tyre lidhur me ngjarjen për Policinë Vendore të Shkodrës. Autori i dyshuar, Gucija, ka deklaruar se 45-vjeçari Hoxha ka shkuar në servisin e tij për të riparuar grupin e timonit të automjetit. Pronari i servisit, që është edhe autori i plagosjes sipas dëshmisë së tij, i ka thënë se nuk kishte grup timoni të ri dhe vetëm një të përdorur. Pas një bisede, nuk kanë rënë dakord dhe pronari i servisit i ka marrë tarifen, për kontrollin që ka kryer në automjetin e 45-vjeçarit. Sipas Gucisë, në dalje e sipër shtetasi Genc Hoxha ka krijuar një debat me të duke i thënë “përse më sheh”, si dhe duke e fyer. Pronari i servisit nuk ia ka kthyer, duke ruajtur qetësinë për shkak se ishte agjërueshëm. Mbrëmjen e djeshme, një ditë pas debatit, shtetasi Genc Hoxha dhe pronari i servisit Izvin Gucija janë takuar sërish vetëm pak metra larg servisit, në një rrugicë. Po sipas autorit të dyshuar, personi tjetër e ka fyer sërish dhe ka tentuar ta godasë me sende të forta. Në ato momente, Gucija i ka thënë policisë se ka nxjerrë pistoletën duke e plagosur lehtë në këmbë, si vetëmbrojtje, pa pasur qëllim për ta vrarë. Ndërsa personi i plagosur, Genc Hoxha, ka mohuar se është ai shkaktari i kësaj ngjarjeje, duke thënë se thjesht ishin duke u sqaruar dhe se pronari i servisit ka nxjerrë pistoletën duke qëlluar në drejtim të tij. 45-vjeçari mohon edhe fyerjet ndaj pronarit të servisit, duke deklaruar se ka pasur një sjellje normale. Policia e Shkodrës ka gjetur në vendngjarje një gëzhojë që dyshohet se i përket autorit, si dhe ka sekuestruar pistoletën me të cilën ndodhi plagosja, të cilën autori e dorëzoi në momentin kur u arrestua, pak minuta pas ngjarjes, në afërsi të banesës së tij.

Top Channel/Trafik qëniesh njerëzore, ndalohet vëllai i Viktor Orban:“Shënjestra e vërtetë jam unë”!
09/11 16:05
Top Channel/ Politikat e emigracionit, Trump e pranon: “E rëndova dorën” me dëbimet!
09/11 16:01
Top Channel/ Ulliri me bollëk, çmimi bie. Në Elbasan vaji i ullirit shitet 400-500 lekë për litër
09/11 15:56
Top Channel/ I heqin tumorin 3.1 kg nga hunda. Ndërhyrje e rrallë kirurgjikale ndaj 71-vjeçarit
09/11 15:52
Top Channel/ Bujqësia, debat për buxhetin. 17.9 mld lekë për vitin 2027, deputetët kritikojnë fondet
09/11 15:39
Top Channel/ Çmimet rriten, rëndojnë familjet. Inflacioni arrin në 3.4% në tetor
09/11 15:36
Top Channel/ Transporti kërkon TVSH 6%. Operatorët kundër rritjes së barrës fiskale: Rrisim çmimet
09/11 15:34
Top Channel/ Vlorë, 90 qytetarë në spital. Dyshime për ndotjen e ujit të pijshëm, priten analizat
09/11 15:30
Top Channel/ Opozita bojkoton “territorialen”. Reforma pa opozitën, Mazniku ofron bashkëpunim
09/11 15:27
Top Channel/ Hitaj përballet me opozitën. Deputetët kërkojnë dorëheqjen për protestat
09/11 15:23
Top News- SPAK kërkon 2 vite burg për Bener Becin! Jepet pretenca, konvertohet në shërbim prove
09/11 15:20
Top News- Nis faza dy e Territoriales/ Mungon opozita, Mazniku- Duhet gjithëpërfshirje
09/11 15:19
Top News- Gjobiten 21 protestues/ Ndëshkohen me 5000 lekë pasi bllokuan qarkullimin
09/11 15:16
Top Channel/Transferimi i Veliajt, sekret. Drejtoresha e Burgjeve: Urdhri, i klasifikuar për dy vite
09/11 15:16
Top News- “Transferimi i Veliajt sekret”, Drejtoresha e burgjeve jep detaje tek Siguria
09/11 15:10
Top Channel/ SPAK thellon hetimet për Hysenin. Pastrim parash, transferta mijëra euro vëllait
09/11 15:08
Top Channel/ Shefi i kompanisë pranon lidhjen me një grua të dyshuar si spiune kineze
09/11 15:00
Top Channel/ SPAK kërkon mbi 150 vite burg për Shullazin, Berishën dhe bandën e 2005-ës!
09/11 14:56
Top News -Një shekull e gjysmë burg për Shullazin e bandën e tij, SPAK e kryqëzon për vrasjet e 2005
09/11 14:41
Top News – PS dhe PD në tryezë për ‘Zgjedhoren’/ Berisha: Listat e hapura, kusht i domosdoshëm
09/11 14:30