Strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit i janë nënshtruar një riorganizimi të ri, i cili përfshin lëvizje dhe emërime në nivel qendror dhe vendor. Në qarkun e Elbasanit, Drejtuesi I parë Kastriot Skënderaj, është emëruar Drejtor i Policisë. Ai pason në këtë detyrë Drejtuesin Fatmir Hoxha, i cili tashmë kalon në Drejtorinë e Përgjithshme, duke u emëruar Specialist në Drejtorinë e Integrimit. Ndërkohë Drejtues Luigj Vathi, nga Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë.