Presidenti amerikan, Donald Trump, kërkon ndryshimin e regjimit në Kubë deri në fund të vitit. E inkurajuar nga kapja e Nicolas Maduros, udhëheqësit të Venezuelës, administrata Trump tani po kërkon njerëz të brendshëm në qeverinë e Kubës që do të arrinin një marrëveshje për të ndryshuar udhëheqjen, raporton Ëall Street Journal. Shtëpia e Bardhë shpreson që duke gjetur një aleat brenda qeverisë kubaneze do të mund të bëjë një marrëveshje për rrëzimin e shpejtë të regjimit.