Top News – Ndriçoi qiellin e natës/ Copëzat e meteoritit gjenden në një autostradë
09/03/2021 12:04

Një pjesë e një meteoriti të rrallë që ndricoi qiellin e natës mbi britaninë e madhe dhe evropën veriore javën e kaluar, është gjetur në një autostradë në Gloucestershire. Fragmenti që peshon rreth 300 gramë, dhe pjesë të tjera të shkëmbit hapësinor, u lokalizuan pasi shkencëtarët rindërtuan rrugën e ndjekur nga topi i zjarrit që lëshoi edhe një gjëmim sonik ndërsa përzhitej në atmosferën e tokës, pak para orës 22 të mbrëmjes në britani, të dielën e 28 shkurtit. Shkëmbi i zi, një kondrit karbonik, nuk ishte parë kurrë në britaninë e madhe dhe u gjet në një rrugë në qytezën Cotsëolds, në Ëinchcombe. Fragmente të tjera sipas shkencëtarëve u gjetën në afërsi. Ashley Green, një shkencëtar i muzeut të historisë së natyrës në londër, tha se kjo ishte një ëndërr e bërë realitet për të, pasi ishte bërë një nga njerëzit e parë që shohin dhe studiojnë një meteorit që ëhstë gjetur thuajse menjëherë pas rënies. Imazhe të meteoritit të fiksuara nga publiku dhe një rrjet kamerash i menaxhuar nga muzeu, ndihmuan kërkuesit të përllogarisnin se meteori e kishte kaluar pjesën më të madhe të orbitës së tij mes marsit dhe jupiterit para se ai të tërhiqej nga atmosfera e tokës. Modelimi në kompjuter më pas tregoi se pjesët e mbijetuara të meteorit do të binin poshtë si meteoritë në veri të Cheltenhamit, por me shkëmbin që udhëtonte me një shpejtësi prej mbi 48 mijë km në orë, vendi i saktë i rënies ishte i vështirë të parashikohej. Ky është meteoriti i parë që zbulohet në britaninë e madhe në 30 vite dhe i pari kondrit karbonik i gjetur në vend deri më sot. Nga rreth 65 mijë meteoritë të njohur në tokë, vetëm 51 prej tyre kanë këtë përbërje. Ata konsiderohen më primitivët dhe materialet më të pastra në sistemin diellor

Top Channel/ Lindja e Mesme në “flakë”: Përshkallëzohet konflikti, 48 drejtues iranianë të eliminuar
01/03 19:54
Top News – Pas Khameneit vjen një pragmatist / Ali Larijani shfaqet si ‘ndërmjetës pushteti’
01/03 15:46
Top News – Kapet anija e ‘flotës hije’ të Rusisë / Belgjika dhe Franca ndjekin cisternën ‘fantazmë’
01/03 15:39
Top News-Sulmohet konsullata e SHBA, 9 viktima / Protesta për vdekjen e Khameneit në Pakistan e Irak
01/03 15:36
Top News – Garancitë e sigurisë për Ukrainën / Kievi: Rusia pranoi propozimin amerikan
01/03 14:44
Top News – Afganistani qëllon avionët pakistanezë / ‘Luftë’ mbi Kabul, intensifikohet konflikti
01/03 14:27
Top News – ‘Basti’ më i madh i Trumpit…/ ‘I fiksuar’ me Iranin, pasojat në politikën e jashtme
01/03 13:19
Top News – Irani refuzoi ofertën bërthamore / Ja pse SHBA nisi sulmet mbi Republikën Islamike!
01/03 12:59
Top News – Drejtoi Iranin me ‘grusht të hekurt’ / Kush ishte Ali Khamenei, armiku numër 1 i SHBA-së
01/03 12:58
Top News – Valë shpërthimesh mbi Dubai e Doha / Irani vazhdon hakmarrjen, sulme të reja
01/03 12:54
Top News – ‘Trump e Netanyahu do ta paguajnë…!’ / Irani nën sulm të dielën, dita e dytë e luftës
01/03 12:42
Top Channel/ Sulmet tronditin Dubain/ Panik edhe në Kuvajt, Bahrein dhe Jordan
01/03 12:12
Top Channel/ Lindja e Mesme në “flakë”, përshkallëzohet konflikti në disa vende
01/03 12:06
Top Channel/ Eliminohet Khamenei , Irani konfirmon vdekjen e liderit, reagon Trump: Njeriu më i keq
01/03 12:03
Top News – Irani refuzoi ofertën bërthamore / Ja pse SHBA nisi sulmet mbi Republikën Islamike!
01/03 11:27
Top News – Çastet e fundit të Ajatollahut…Khamenei u takua me rrethin e ngushtë para sulmit
01/03 11:18
Top Channel/ Lindja e Mesme në flakë: SHBA dhe Izraeli godasin Iranin, mister fati i Khameneit
01/03 01:21
Top Channel/ E BUJSHME! Vritet Khamenei?! Trump e Netanjahu e pohojnë: Informacion i saktë!
01/03 00:18
Top Channel/ Mijëra grek në rrugë, përkujtojnë viktimat e aksidentit në Tempi
28/02 22:30
Top News – Valë shpërthimesh në Lindjen e Mesme. Shtetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane
28/02 21:21
DIGITALB DIGITALB