Ministria e jashtme rus tha të enjten se carjet në tubacionin e gazsjellësve Nord Stream, që kanë bërë që gazi të rrjedhë pranë brigjeve të danimarkës dhe suedisë, kanë ndodhur në një territor që ëhstë plotësisht nën kontrollin e agjencive amerikane të inteligjencës. Zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se Uashingtoni kishte kontroll të plotë në ujërat rreth Danimarkës dhe Suedisë ku katër rrjedhje gazi janë pikasur në Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2 që shtrihen nën detin Baltik, mes Rusisë dhe Gjermanisë.