Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku shihet efektivi i Policisë së Shtetit, Ardian Isufi i shoqëruar nga miku i tij Leart Bimo, teksa dhunojnë një kamarier brenda një lokali në Vlorë. Në një reagim, Rama thekson se pezullimi nga detyra është vetëm masa e parë, dhe kërkon që efektivi të përjashtohet njëherë e mirë nga radhët e policisë dhe t’i dorëzohet drejtësisë, sapo të dalë nga spitali ku ndodhet aktualisht.