Ushtria ukrainase raportoi se 24 orët e fundit ka zbrapsur sulme të shumta ruse në Harkiv ndërsa vazhdoi shtytjen në rajonin jugor të Zaporizhjas. Shtabi i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase në raportin e tij ditor të mërkurën tha: “Në drejtim të Kupianskut, në rajonin e Harkivit, ushtarët tanë po mbajnë fort mbrojtjen. Në të njëjtën kohë, forcat ukrainase vazhdojnë të kryejnë një operacion ofensiv në drejtim të Melitopolit dhe Berdianskut, në Zaporizhia”.