Beteja për lindjen e Ukrainës ka vazhduar të intensifikohet me forcat ruse që tani kontrollojnë shumicën e qytetit kyç, Severodonjeck, në Donbas. Humbje të mëdha janë raportuar si në palën ukrainase ashtu edhe në atë ruse, teksa kreu i administratës ushtarake të rajonit ukrainas të Luhanskut tha se trupat ruse kontrollojnë shumicën e Severodonjeckut. “Rusët po sulmojnë, duke u konsoliduar në qendër të Severodonjeckut, ndërsa po vazhdojnë të shkatërrojë infrastrukturën dhe objektet industriale”, shkroi Serhiy Haydan në Telegram më 1 qershor.