Top News/ Ndizet alarmi për terrorizmin / Nervozizëm në Gjermani, blindohen tregjet e krishtlindjes
05/12/2023 11:17

Të shtunën, më 2 dhjetor 2023, tregu i Krishtlindjeve në Göppingen të Gjermanisë u mbyll, pasi një person i panjohur kërcënoi me telefon me sulm. Organizatorët në qytetin me 60.000 banorë në lindje të Shtutgartit dhe policia u përgjigjën shpejt, ndërsa vizitorëve iu kërkua të largoheshin nga ky vend. Në qendër të qytetit shiheshin policë të armatosur deri në dhëmbë, u kontrollua zona e tregut, por nuk u zbulua asnjë mjet i rrezikshëm. Policia tashmë është në kërkim të personit që ka bërë këtë telefonatë. Nëse policia gjen personin që ka telefonuar, ai do të përballet me pasoja serioze. Kohët e fundit, policia ka zbuluar me sukses persona që telefonojnë në mënyrë anonime apo dërgojnë mesazhe kërcënuese me e-mail, ndonëse ndonjëherë kjo nuk ka qenë e lehtë. Policia paralajmëron, se nuk duhet bërë shaka me këto gjëra, sepse pasojat janë të rënda dhe do të dënohet ashpër ndërhyrja e policisë dhe kufizimi i sigurisë së qytetarëve. Sipas DË, në komisariatet gjermane të policisë, si dhe zyrat dhe institucionet e mbrojtjes së rendit kushtetues, nervozizmi është i lartë. Në veçanti pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor dhe ndërhyrjes së ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës, autoritetet gjermane të sigurisë kanë vënë re se skena islamike radikale dhe e gatshme për dhunë po bëhet edhe më e radikalizuar. Edhe ata që nuk kanë asnjë lidhje me Hamasin, por e konsideronin veten anëtarë të të ashtuquajturit Shteti Islamik ose Al Kaedës pothuajse të harruar, tani ndjejnë një frymëzim të ri për të luftuar, thonë analistët. Sulmi terrorist islamik në Paris, ku një gjerman mbeti i vrarë të shtunën, duket se konfirmon vlerësimet e autoriteteve të sigurisë.

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30