Top News – Ndizet alarmi i terrorizmit / Britania e Madhe rrit nivelin e gatishmërisë
16/11/2021 16:27

Ministri i Brendshëm Priti Patel njoftoi se Britania e rriti të hënën nivelin e saj të gatishmërisë ndaj kërcënimit nga terrorizmi pas shpërthimit të një taksie para një spitali në qytetin e Liverpulit, për të cilin policia tha më herët se po trajtohet si një incident terrorist. Një pasagjer humbi jetën dhe shoferi i taksisë u plagos nga shpërthimi. Niveli i ngritur i gatishmërisë nënkupton se ka gjasa të mëdha për sulme terroriste. Kryeministri Boris Johnson gjithashtu kryesoi një takim emergjence në përgjigje të incidentit.Autoritetet thonë se pasagjeri në taksi mbante në dorë një pajisje shpërthyese të improvizuar dhe kërkoi që të dërgohej në Spitalin e Grave në Liverpul, por motivi, apo ajo që shkaktoi shpërthimin, nuk janë ende të qarta. "Edhe pse motivi i këtij incidenti ende nuk dihet, duke patur parasysh të gjitha rrethanat, ai është konsideruar si një incident terrorist dhe njesia kundër terrorizmit po vazhdon hetimet. Po vazhdojmë përpjekjet për të kuptuar se si është ndërtuar pajisja, motivin e incidentit dhe nëse dikush tjetër ishte i përfshirë në të", tha Russ Jackson, shef i njësisë kundër terrorizmit në North Ëest. Pasagjeri vdiq nga shpërthimi dhe policia publikoi identitetin e tij. Bëhet fjalë për një jordanez që ishte konvertuar në anglikan dhe kishte ndryshuar madje edhe emër, në Enzo Almeni. Besohet se ai e kreu aktin në shenjë hakmarrjeje për mos dhënien e azilit politik. Policia kishte arrestuar katër persona në lidhje me ngjarjen por tani i ka lënë ata të lirë.

Top News- Pse Trump e Putin, duan shkatërrimin e Evropës? The Guardian zbardh arsyet
23/12 22:57
Top News- Betejë trup me trup, por rusët fitojnë, Ukraina humbet qytetin lindor
23/12 22:50
Top Channel/ Serbi – ikën Kushner, hyjnë arabët? Kush e ndërton kompleksin në Beograd!
23/12 15:39
Top News – Një tjetër Krishtlindje në luftë / Realitet ‘i ndarë’ në Kiev, ndizen dritat e festave
23/12 15:22
Top News – I vuri flakën vetes në Sheshin e Kuq /‘Kalvari’ i shefit të një fabrike ruse të mbrojtjes
23/12 15:22
Top Channel/ Fluksi i ri emigrantësh në Kretë: Po vijnë përditë, ishulli s`i mban dot!
23/12 14:44
Top News – FSK kishte vetëm pistoleta Glock / Kurti: Tani ka 40 lloje armësh dhe tre lloje dronësh
23/12 14:11
Top News – Ari shënon një rekord të ri / Të gjithë duan ‘një port të sigurt’ mes pasigurisë
23/12 14:06
Top Channel/ Ari mbërrin çmim të ri rekord: Frikë nga luftrat, po e blejnë bankat qendrore!
23/12 12:20
Top Channel/ Sulmet e SHBA ndaj Venezuelës, mblidhet me urgjencë Këshilli i Sigurimit i OKB-së!
23/12 11:41
Top News – Polonia ‘nën sulm’, ngre avionët luftarakë / Sulme ruse me rreze të gjatë, NATO në alarm
23/12 11:03
Top Channel/ Trump acaron Danimarkën: Nis të dërguar në Groelandë, thirret ambasadori!
23/12 10:59
Top Channel/ “Nuk e di a jam më një demokrat”: Hunter Biden sulmon të atin për emigracionin!
23/12 10:49
Top Channel/ Shpërthim në Moskë, vritet gjenerali i Putinit: Bombë poshtë makinës!
22/12 16:10
Top News – Trump alarmon Danimarkën / Guvernatori i Luizianës, i dërguar për Grenlandën
22/12 15:33
Top News – Orban tallet me BE-në: Rusinë s’e mundi Napoleoni e Hitleri, do ta bëjë Kaja Kallas
22/12 15:30
Top News – Avioni në pikiatë për 1500 metra / Horror në ajër, motori dhe krahu marrin flakë
22/12 15:21
Top News -‘Fshin’ ambasadorët e erës Biden / Trump shkund politikën e jashtme, shkarkon 29 diplomatë
22/12 15:14
Top News – Putin kërkon kthimin e BRSS / Inteligjenca amerikane acaron Kremlinin: E pavërtetë
22/12 15:04
Top News – Starlink në shënjestrën e Putinit/ Arma e re që mund të shkatërrojë satelitët e Elon Musk
22/12 14:56
DIGITALB DIGITALB