Këtë të shtunë, çelet zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e pjesshme lokale në gjashtë bashkitë e vendit: Shkodër, Durrës, Rrogozhinë, Lushnjë, Vorë dhe Dibër. Me propozim të komisionerit shtetëror të zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, u vendos data 19 shkurt, për fillimin e fushatës elektorale të kandidatëve, që garojnë për kryetarë bashkie.