Djali i presidentit Joe Biden, Hunter, do të ndiqet penalisht për tre akuza, teksa gjithçka lidhet me një gënjeshtër në plotësimin e formularit për blerjen e një arme zjarri. Aktakuza shënon herën e parë që fëmija i një presidenti në detyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të ndiqet penalisht, teksa marrëveshja e propozuar për pranimin e fajësisë dështoi papritur në korrik të këtij viti.