Departamenti i Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka njoftuar zyrtarisht se do t’i ofrojë Ukrainës një paketë ndihme që prek shifrën e 2.6 miliardë dollarëve. Duke detajuar edhe llojet e armatimeve që do t’u japë ukrainasve, faqja zyrtare e Departamentit të Mbrojtjes shpjegon se kjo ndihmë do të jetë shumë e rëndësishme për t’i rezistuar pushtimit rus, që ka nisur në shkallë të gjerë që prej shkurtit të 2022-shit.