Top News – Ndihmat për pandeminë/ SHBA, 10 milionë dollarë për Ballkanin
30/07/2020 13:12

Që nga fillimi i pandemisë COVID-19, në mes të marsit, Qeveria e Shteteve të Bashkuara i ka mbështetur sistemet e shëndetit publik në 120 vende të botës me më shumë se 1.5 miliard dollarë, ndërsa nga kjo shumë, afro 10 milionë dollarë janë shpërndarë në vendet e Ballkanit Perëndimor, për të luftuar përhapjen e sëmundjes. Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se administrata amerikane ka ndarë gjithsej 20.5 miliardë dollarë në kuadër të luftës globale kundër pandemisë, përfshirë zhvillimin e vaksinave dhe metodave të trajtimit dhe parandalimit të sëmundjes, si dhe ndihmën për vendet e huaja. Kjo u tha se e ka forcuar pozitën udhëheqëse globale të SHBA-së në përgjigjen ndaj COVID-19 dhe se, në të njëjtën kohë, ka prodhuar “rezultate reale në formën e ndihmës për popujt në të gjithë botën”. Në listën e vendeve ku SHBA-ja ka dërguar ndihma, shkruhet se Kosovës i janë ndarë afro 1.6 milion dollarë për ta ndihmuar në përgatitjen e sistemeve laboratorike, për të mbështetur ekspertët teknikë në përgjigje dhe gatishmëri e të tjera. Aty po ashtu bëhet e ditur se Shqipëria ka marrë më shumë se 2 milionë dollarë nga autoritetet amerikane për luftimin e COVID-19, Bosnja dhe Hercegovina 2.2 milionë dollarë, Serbia mbi 2 milionë, Maqedonia e Veriut 1.5 milion dhe Mali i Zi 300,000. Lista tregon se SHBA-ja për rajonin e Evropës dhe Euro-Azisë, ku bëjnë pjesë edhe Italia, Greqia, Turqia, Ukraina, Rusia, Armenia, Azerbajxhani, Gjeorgjia, Bjellorusia, Bullgaria, Moldavia dhe Rumania, ka ndarë rreth 100 milionë dollarë ndihma gjatë kohës së pandemisë.

Top News-Droni iranian Shahed-139 drejt aeroplanmbajtëses amerikane, ‘bisha’ e SHBA i trego dhëmbët
03/02 23:03
Top News- Dosjet Epstein zbulojnë anën e errët të Musk- Dua festën më të egër
03/02 23:00
Top News- Imazhe nudo e festa të egra! Nga Trump tek Musk, miliarderët në takimet e Epstein
03/02 22:30
Top News- Dosjet Epstein zbulojnë anën e errët të Musk: Dua festën më të egër
03/02 21:57
Top Channel/ Franca merr në pyetje Elon Musk, bastisen zyrat e “Space X” në Paris
03/02 20:03
Top News – Irani frikësohet, negociata me SHBA-në / Presidenti: Na u kërkua nga qeveritë mike
03/02 16:44
Top Channel/ Skandali Epstein, Bill dhe Hillary Clinton pranojnë të dëshmojnë përpara Kongresit!
03/02 15:57
Top Channel/ Inteligjenca artificiale krijon fe, e besojnë vetë agjentët AI. Vjen paralajmërimi
03/02 15:20
Top News – Notoi 4 orë për të shpëtuar familjen / I rrëmbyen dallgët, 13-vjeçari bën të pamundurën
03/02 14:55
Top Channel/ Japoni, bora vret 30 vetë: Gruaja “varroset” para shtëpisë, thirret ushtria!
03/02 14:41
Top News – Rusia vazhdon të rrisë Flotën Veriore / Britania lëshon alarmin: Po investon shumë
03/02 14:32
Top News – Kina, anije lufte në stil ‘Star Wars’ / Godet armiqtë nga hapësira, shmang çdo mbrojtje
03/02 14:30
Top Channel/“Ndryshova mendim për Lavrovin pas luftës”, Lajçak flet pasi i dolën bisedat me Epstein!
03/02 14:24
Top Channel/ Thellohet skandali për Mandelson: I dërgoi Epstein të dhëna për qeverinë britanike!
03/02 13:32
Top News – Kina ‘rrëzon’ dizajnin e Teslas / Jo më doreza ‘të fsheura’ të dyerve të makinave
03/02 13:00
Top News- I doli emri në dosjen ‘Epstein’/ Lajçak: Jam ndjerë si idiot, kam treguar gjykim të dobët
03/02 12:59
Top News – Flotë akullthyesish për SHBA-në / Po ndërtohet në Finlandë mes tensioneve në Arktik
03/02 12:57
Top News – ‘Shi iguanash’ në Florida / Reptilët e ngrirë bien nga pemët, i ftohtë i pazakontë
03/02 12:49
Top News – Franca bastis zyrat e Musk në Paris. Hetim penal ndaj kompanisë për krime kibernetike
03/02 12:07
Top Channel/ Serbia, tashmë “diktaturë e hapur”: Hyjnë në fuqi “Ligjet e Mrdicit”!
03/02 12:04
DIGITALB DIGITALB