Situata humanitare në Rripin e Gazës është katastrofike dhe sa vjen e rëndohet me kalimin e ditëve, teksa ushtria izraelite ka nisur një luftë të hapur ndaj Hamasit që prej 7 tetorit. Futja e kamionëve me ndihma humanitare në enklavën palestineze është një mission mjaft i vështirë, gati në kufitjë e të pamundurës, teksa duket se së fundi Izraeli ka marrë në konsideratë një propozim greko-qipriot.