Një 54-vjeçar është vënë në prangat e Policisë Mallakastër, për penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr". Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, pas njoftimit se në vendin e quajtur “Qafa e Vidhit” kishte rënë zjarr dhe po digjeshin dhjetëra pemë ulliri, kanë shkuar në vendngjarje, në mbështetje të forcave zjarrfikëse, si dhe kanë kryer veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit.